Trump president i SHBA-së, Zejnaj: Do kemi riulje në tavolinë ndërmjet dy partnerëve për përmbylljen e disa temave
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 18:44
Analisti, Argjend Zejnaj në një intervistë në Ora News u shpreh se do të kemi një riulje në tavolinë ndërmjet dy partnerëve për të përmbyllur disa tema jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit.
Zejnaj: Qasja e Kosovës ndaj politikës së re të Jashtmë në SHBA do të mbetet e tillë deri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Do të kemi një riulje në tavolinë ndërmjet dy partnerëve për ta parë tutje politikën e jashtme amerikane karshi Kosovës dhe Ballkanit por edhe Kosovës se çfarë dinamikash do të arrijë me i përvetësu në raport me SHBA për me i përmbyll disa tema të cilat nuk janë vetëm të Kosovës por edhe të rajonit.
Trump do të merret me të gjitha këto konfliket që janë të ndezura edhe disa prej tyre që supozohen se janë në pritje për tu ndezur.
