Ndjekje si nëpër filma në mes të qytetit! Arrestohet shqiptari në Greqi

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Kretës në Greqi. Mediat lokale bëjnë me dije se i riu akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mësohet se 30-vjeçari ka tentuar t’i shpëtojë prangave të policisë duke kundërshtuar arrestimin e tij.

Por arratia e tij zgjati vetëm pak minuta. Pas një ndjekjeje nga ekipi i DIAS në Chania, shqiptari u arrestua në qendër të qytetit.

Në ditët në vijim shqiptari pritet të dalë para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.