Të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, takimi i parë zyrtar mes Trump dhe Biden pas zgjedhjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2024, 17:40
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të takohet me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën. Ky do të jetë takimi i tyre i parë zyrtar që kur Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Biden do të diskutojë prioritetet kryesore për politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA me Trump, sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson e ftoi gjithashtu Trumpin në Capitol Hill përpara takimit të tij me Biden.