Alarmi për përshkallëzim lufte! Zelensky thotë se Rusia i ka 50.000 ushtarë në Kursk

Mbi 50 mijë trupa ruse besohet se ndodhen në gadishmëri në rajonin Kursk të Rusisë, për të sulmuar ushtrinë e Kievit në cdo rast, sipas presidentit Zelensky. Zyrtarët ukrainas, kanë akuzuar Korenë e Veriut se po dërgon trupa shtesë për të përforcuar ushtrinë e kundërshtarit, gjë e cila nuk është pranuar nga palët.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se Rusia ka rritur ndjeshëm prezencën ushtarake në rajonin jugor Kursk, aty ku për herë të parë ushtria e Kievit kreu sulme brenda territorit të kundërshtarit.

Sipas liderit të Kievit bëhet fjalë për rreth 50 mijë trupa, një numër tepër i lartë, krahasuar me 11 mijë që ishin në fillim të muajit gusht.

!Trupat ukrainase po përballen me grupin armik prej gati 50,000 forcash në Kursk. Për kete kam informacion nga gjenerali Oleksandr Syrskyi, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, - tha Zelensky në një postim në Telegram.

Ky lajm, vjen pas paralajmërimeve të zyrtarëve në Kiev, se Kremlini po kryen një marrëveshje me Pheninain për ta mbështetur atë ushtarakisht, me trupa shtesë.

Një zyrtar amerikan konfirmoi për CNN, duke thënë se një forcë e madhe ushtarësh, përfshirë edhe ato të Koresë së Veriut po përgatiten për kryer një ofensive ndaj ushtarëve ukrainas në Kursk.

Kremlini nuk ka komentuar për praninë e trupave të Koresë së Veriut në territorin e tij, duke refuzuar t’iu përgjigjej pyetjeve në treyezën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar.

Megjtihatë, një gjë e tillë ra ndesh me medien shtetërore ruse TASS, e cila raportoi për një  marrëveshje dypaleshe mes shteteve mike, RUSi-Kore e veriut.

Kyiv filloi inkursionin e tij në rajonin e Kurskut të Rusisë në gusht, duke kapur në befasi jo vetëm Moskën, por edhe aleatët e saj.

Ofensiva e Kurskut, cilësohet si pushtimi i parë tokësor i Rusisë nga një fuqi e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.