Rama ndan pamjet e Spitalit Qendror në QSUNT: Tri klinika dhe shtatë salla operacioni moderne

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e mjediseve të reja të spitalit qendror në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Spitali Qendror në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i rilindur, ku tanimë është investuar për ngritjen e tri klinikave moderne me shtatë salla operacioni të pajisura me teknologjinë më të fundit, me një hapësirë moderne edhe në shërbimin e Hemodinamikës, gjithçka për një shërbim më cilësor dhe inovativ kundrejt pacientëve”, tha Rama në një postim në Facebook.

Spitali Qendror është vepra më e madhe infrastrukturore në shëndetësi në 30 vitet e fundit. Ky spital ka kapacitet prej 345 shtretërish dhe ka 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara, nga kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, reumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria.