Kalaja: Kam të dhëna, dje janë lëshuar dy masa sigurie për Veliajn, shumë të lehta për krimet që ka bërë

Përmes një interviste në Ora News, Adriana Kalaja kryetare e Komisionit të Apelit në PD tha se janë marrë dje ndaj Erion Veliajt masa për ndalim daljeje jashtë vendit dhe detyrim paraqitjeje.

Kalaja: Ne në fakt si opozitë dhe sidomos që jemi aktorët kallëzues ndaj Veliajt, duke përfshirë edhe Aleancën për Teatrin, këto dy masa që kam marrë informacion se janë marrë dje ndaj Erion Veliajt janë shumë të lehta, për dosjes dhe krimet që ka bërë Erion Veliaj.

Megjithatë, mendoj se është një hap i mirë, dhe këtë duhet t’ia japë meritën asaj proteste, që edhe intimidohet nga njerëz që i vret ajo protestë. Nëse do të bëjmë një analizë të fakteve, 1 vit më parë nuk imagjinohet që Veliaj të jepte llogari në SPAK. Dhënia e këtyre dy masave konfirmohet sipas burimeve të mia të sigurta, në të kundërt SPAK duhet të dalë sikurse e bëri në qershor.