Nunaj: Buxheti 2025 i fokusuar kryesisht tek investimet, edhe turizmi sektor themeltar

Përmes një interviste me Ora News, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj tha se Buxheti 2025 është i fokusuar kryesisht tek investimet dhe se turizmi po shihet si sektor themeltar.

Nunaj: Nëse planifikojmë të realizojmë një buxhet dhe sesi do t’i shpenzojmë të ardhurat publike, duhet të caktojmë prioritetet, ku duam t’i shpenzojmë paratë në mënyrë që kthimi i këtyre shpenzimeve të jetë më dobiprurës.

Aktualisht buxheti 2025 parashikon që zëri kryesor të jenë investimet, kryesisht në infrastrukturë. Qeveria ka përcaktuar se turizmi është ndër sektorët themeltarë. Ndërkohë që ndërtimi si sektori i dytë vetë ecën.