Biden mban fjalimin pasi Trump triumfoi në zgjedhje: E urova për fitoren, e rëndësishme që të kemi...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2024, 17:40
Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden ka folur nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, pasi Donald Trump fitoi zgjedhet.
Ai thotë se ka përgëzuar Donald Trump dhe Partinë Republikane për fitoren e zgjedhjeve dhe tha se është e rëndësishme që tani ka një transferim paqësor të pushtetit.
“Për më shumë se 200 vjet, Amerika ka kryer vetëqeverisjen më të madhe eksperimentale në historinë e botës,” thotë ai.
“Dje fola me presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoj të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt.
Kjo është ajo që populli amerikan meriton.”
