VIDEO/ Sekuestrohen 13 ton kokainë të fshehura mes bananeve në Spanjë

Autoritetet spanjolle kanë ndarë pamjet dramatike të një bastisjeje në një pronë ku u kapën 13 tonë kokainë, në atë që ata e përshkruan si operacionin më të madh kundër narkotikëve në historinë e vendit.

Bëhet e ditur se zyrtarët gjetën drogë të fshehur në një ngarkesë me banane në një kontejner që lundroi nga Ekuadori në portin e Algeciras në Spanjën jugore.

Pamjet dramatike tregojnë policinë duke goditur me çekan hyrjen e një prone dhe duke e kontrolluar atë.

Më pas ata ngarkojnë në furgona drogën në formë të tullave.

Siç raportohet, operacioni, në bashkëpunim me policinë ekuadoriane, rezultoi në pesë bastisje dhe një arrestim.

Deri më sot, konfiskimet më të mëdha të drogës në Spanjë ishin 9.4 ton në vitin 2023 dhe 8.7 ton të tjera pesë vjet më parë.