DETAJET/ Zbardhet ngjarja në Korçë, ish-i dënuari plagosi ish-partneren. EMRI
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 11:05
Pas lajmit për një plagosje në Korçë, burimet nga policia bëjnë me dije se nga kjo ngjarje ka mbetur e plagosur njw vajzë e cila është ishpartnerja e autorit.
Autori dhe ishpartnerja e tij janë përfshirë në një konflikt. Vajza e plagosur raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime në mjekër.
Shkak i konfliktit ka qënë ndarja mes tyre ku sipas informacioneve autori ka qënë i dënuar më parë edhe për përndjekje.
Policia ka identifikuar dhe shoqëruar autorin e ngjarjes, mësohet se i dyshuar është Ilia Cani i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.

