Plagosje me thikë në Korçë, policia jep detajet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 10:48
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë. Një person është plagosur me thikë në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në qytet.
Njoftimi:
Korçë/ Plagosje me thikë në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në qytet. Mbetet i dëmtuar një shtetas i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa priten detaje të tjera në vijim për motivin dhe autorët.
