Zgjedhjet në SHBA/ Zhulali: Trump kryeson në 5 shtete, Harris përpara në Michigan dhe Wisconsin
Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare në PD, Ilda Zhulali, në një intervistë në Ora News u shpreh se sipas sondazheve të fundit, Trump kryeson dukshëm në 5 shtete kryesore, ndërsa Harris është përpara vetëm në Michigan dhe Wisconsin.
Zhulali: Sondazhet janë të ndryshme.
Ka sondazhe që nxjerrin Trump përpara, ka që nxjerrin zonjën Harris.
Prsh tek BBC sondazhi më i fundit thotë se Harris është përpara në Michigan dhe Wisconsin por vetëm me një pikë.
Ndërkohë që Trump është përpara në 5 shtetet e tjera.
Ka një avantazh të dukshëm në Xhorxhia dhe Arizona, që duket i konsoliduar.
Ndërkohë që në tre vendet e tjera, në North Karolina, Pensylvania dhe Nevada ka një përparim vetëm me një pikë.
Në të gjitha sondazhet vihet re që të dy kandidatët janë tashmë kokë më kokë.
Është e vështirë ta parashikosh kush është përpara sepse edhe marzhi i gabimit në këto sondazhe në fakt është më i madh se sa diferenca mes kandidatëve.
Mendoj se është e gjithëpranuar se është e vështirë që sot të parashikohet se kush do të jetë kandidati që do të dalë fitues.
Atje ka patur një fushatë shumë të ethshme, ku kishte edhe një atentat ndaj Trump.
Gjuha ka qenë tepër e ashpër.
