Zgjedhjet në SHBA/ Domgjoni: Ekonomia ka ecur mirë, ja çështjet më të rëndësishme për elektoratin amerikan
Ardinez Domgjoni, avokat i liçensuar në New York dhe New Jersey në një intervistë në Ora News u shpreh se ekonomia në SHBA ka ecur mirë si dhe listoi çështjet më të rëndësishme për elektoratin amerikan për këto zgjedhje.
Domgjoni: Unë kam votuar dje.
Por nuk kam votuar për asnjërën palë nga kandidatët kryesorë të partisë Republikane ose Demokratike.
Dhe për këtë kam arsyet e mia.
Dua të listoj çështjet më të rëndësishme për elektoratin amerikan sipas sondazheve.
E para është ekonomia dhe inflacioni.
E dyta është emigracioni ose kufiri jugor i Amerikës.
E treta dhe e katërta që nuk janë aq shumë të rëndësishme sa këto dy të parat por janë të rëndësishme është çështja e abortit dhe çështja e gjendjes së Demokracisë në Amerikë.
Për mua ekonomia ka ecur mirë.
Sipas statistikave që publikohen inflacioni ka rënë në 2% që është objektivi i bankës qendrore të Amerikës.
Papunësia ka rënë në 4%.
