Akuzohen për ter*orizëm, autoritetet turke shkarkojnë tre kryebashkiakë kurdë

Turqia ka shkarkuar tre kryetarë bashkish në rajonin juglindor me shumicë kurde, të cilët i akuzon për terrorizëm. Sic bën me dije ministria e Brendshme Turke ata tashm janë zëvendësuan me njerëz të besuar.

Autoritetet Turke kanë bërë me dije se kanë shkarkuar nga detyre tre kryetarë bashkish kurdë. Sipas ministrisë së Brendshmë akuzohen për terrorizëm.

Kryebashkiakët e qyteteve Mardin, Batman dhe Halfeti u shkarkuan nga pozitat e tyre dhe u zëvendësuan me njerëz të besuar, tha Ministria e Brendshme turke.

Të tre kryetarët janë pjesë e DEM, partia kryesore prokurde, të cilët ishin zgjedhur në zgjedhjet lokale të marsit, kur kandidatët opozitarë fituan në disa qyteza dhe qytete, përfshirë në Stamboll.

Përmes një njoftimi, Ministria e Brendshme paraqiti akuza të forta kundër tyre, përfshirë akuzën se ishin anëtarë të një grupi të armatosur e deri tek akuza se përhapnin propagandë për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), që është e ndaluar në Turqi.

Që nga viti 1984, PPK-ja zhvillon kryengritje kundër shtetit turk, kryengritje që ka lënë të vrarë mijëra persona, teksa PPK-ja është futur në listë të zezë edhe nga aleatët perëndimorë të Turqisë.

Kurdët përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë në Turqi.

Partia DEM dënoi largimin e kryetarëve, duke e cilësuar si “sulm të madh ndaj të drejtave të popullit kurdë për të votuar dhe për të zgjedhur”.

Shkarkimi i tre kryetarëve vjen disa ditë pasi një kryetar tjetër i partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane, u arrestua nën dyshimet se ka lidhje me PPK-në dhe u zëvendësua me një të besuar të Ankarasë.

Si Partia Popullore Republikane, ashtu edhe DEM, e dënuan arrestimin e kryetarit të një qarku të Stambollit, duke e cilësuar si të motivuar politikisht.

Gjatë viteve të fundit, Qeveria turke ka shkarkuar dhjetëra kryetarë bashkish kurdë në juglindje dhe i ka zëvendësuar me njerëzit e saj të besuar.