Zgjedhjet presidenciale në Moldavi, kryeson kandidati pro rus Alexander Stojanoglo

Moldavët votuan këtë diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Nga rezultatet paraprake kur janë numëruar më shumë se 80 votave, kryeson Alexander Stojanoglo, ish-Prokuror i Përgjithshëm i vendit.

Ai vjen nga radhët e Partisë Socialiste të Moldavisë, historikisht pro-ruse. Megjithëse në raundin e parë mori vetëm 26 për qind të votave dhe parashikimet e nxirrnin atë humbës, panorama në zgjedhjet e kësaj të diele është përmbysur.

Kundërshtarja e tij, Presidentja aktuale, Maia Sandu parashikohej të fitonte por duket se është mbrapa me një përqindje të ngushtë votash prej rreth 49%. Më herët, Këshilltari i presidentes aktuale për sigurinë kombëtare, tha se autoritetet moldave po shohin “ndërhyrje masive” nga Rusia në zgjedhje.

E ardhmja e Moldavisë, një komb i varfër bujqësor me më pak se 3 milionë banorë, ka qenë në qendër të vëmendjes që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje në vitin 2022.