Libra kthehet sërish në det/ Emigrantët që do të kapen në ujë do të sillen në kampin e Gjadrit
Në mes të një debate të ashpër politik në Itali dhe replikave me drejtësinë anija libra ka dalë nga porti i marinës.
Mediet e përtej Adriatikut shprehen se në mision do të jenë patrullimi në det dhe masat për frenimin e klandestinëve të paligjshëm.
Emigrantët që do të gjenden në anijet dhe varkat do të transportohen në Gjadër duke respektuar parimin që të jenë mazhorancë, të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe të mos jenë të rrezikshëm.
Opozita ka kundërshtuar shpenzimet prej rreth 9 milionë eurosh për efektivët që do të duhet të qëndrojnë në Shëngjin dhe në Gjadër për të garantuar sigurinë atje.
Fondet mund të përdoren në shërbime të tjera sociale shprehet sekretarja e PD në protestën e saj. Ndërkaq lëvizja pesë yjet shprehen se po shkelen edhe të drejtat e forcave të rendit që janë dërguar në shqipëri.
Kjo do të ishte dërgesa e dytë nga Italia, ku 12 klandestinë u rikthyen sërish në Itali me vendim të gjykatës së marrë në datën 18 tetor. Madje çështja tashmë ka hyrë edhe në rrugën e shqyrtimit të gjykatës së të drejtave të njeriut.
Edhe prej zyrtarëve të lartë të BE ka një interes mbi zhvillimet të cilët edhe pse e shohin si zgjidhje të mirë shtojnë se ka ende kohë përpara.
