TAJFUNI I RADHËS NË TAJVAN/ Banorët e ishullit në alarm nga tajfuni Kong-rey
Tetori do të mbyllet me tajfunin e trete që godet ishullin e Tajvanit. Të gjithë banorët janë në pritje të katastrofës mjedisore duke pezulluar çdo aktivitet, ndërsa mbi 36,000 ushtarë ndodhen në gatishmëri për rastet e emergjencave. Tajfuni Kong-rey i kategorisë 4, pritet të shkaktojë dëme të mëdha.
Tetori do të mbyllet me tajfunin e trete që godet ishullin e Tajvanit. Të gjithë banorët janë në pritje të katastrofës mjedisore duke pezulluar cdo aktivitet, ndërsa mbi 36,000 ushtarë ndodhen në gadishmëri për rastet e emergjencave. Tajfuni Kong-rey I kategorisë 4, pritet të shkaktojë dëme të mëdha.
Tajvani po përballet me atë që mund të rezultojë tajfuni më i fortë në 3 dekada. Qytetarët në Tajvan morën masat për t’u izoluar në shtëpitë e tyre ose për t’u larguar nga zonat e rrezikshme.
Të gjitha shkollat dhe institucionet u kyçën të enjten, supermarketet u boshatisën, qindra avionë dhe tragete pezulluan aktivitetin e tyre gjithashtu.
Me një diametër prej 50 km, nxitur edhe nga erërat e forta më shpejtësi deri në 33 km/h, Kong-rey klasifikohet si stuhi e Kategorisë 4, pothuajse i cilësuar si një super tajfun.
“Unë jam 70 vjeç dhe nuk kam parë kurrë një tajfun në vendin tonë në këtë periudhë të vitit”, tha një banor.
Po gjatë muajit tetor të këtij viti, 2 stuhi të mëdha kanë goditur Tajvanin, ku një prej tyre la katër viktima dhe mbi 700 të plagosur.
Shkencëtarët e oqeanit kanë raportuar nivele gati rekord të temperaturave globale të sipërfaqes së detit që nga korriku, që do të thotë se ka më shumë energji termike në sipërfaqen e oqeanit, që nxit edhe stuhitë.
Stuhia më vdekjeprurëse që goditi Tajvanin në dekadat e fundit ishte tajfuni “Morakot”, në gusht 2009. Stuhia e kategorisë 1 hodhi 2,777 mm shi mbi jug të ishullit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut që vranë afro 900 njerëz.


