VIDEO/ Napoli drejt fitores në “San Siro”, Lukaku dhe Kvara ndëshkojnë Milanin, kuqezinjve iu anulohet një gol

Sfida mes Milani dhe Napolit u zhbllokua shumë shpejt teksa ende pa u mbushur minuta e pestë, një shpërqëndrim i mbrojtjes apo gabim në rreshtim i jep mundësi Lukakut të mposhtë portierin Maignan.

GOLI Milan – Napoli 0-1

Mirëpo nuk do të mbaronte me kaq pasi Napoli shënoi tjetër gol në fundin e pjesës së parë.

Khvicha Kvaratskhelia bën një veprim të zgjuar duke u futur nga e majta drejt qendrës, për t’i krijuar vetëm mundësinë për të goditur portën e mbrojtur nga Maignan, me topin që përfundoi në rrjetë.

GOLI Milan – Napoli 0-2