VIDEO/ Mes polemikash TOPIN E ARTË e merr Rodri
“France Football” dorëzon sot trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, në ceremoninë që zhvillohet si zakonisht në kryeqytetin e Francës, Paris.
Lista me 30 lojtarët pretendent është bërë publike prej kohësh, teksa ka nisur publikimi i emrave që nisin renditjen nga fundi.
Ceremonia ka startuar në orën 20:00, me Realin që ka zgjedhur ta bojkotojë këtë pasi është mësuar lajmi se Vinicius Junior nuk do ta fitojë Topin e Artë, me çmimin e lavdishëm që i ka shkuar mes polemikkash spanjollit Rodri.
Mesfushori spanjoll ka lënë pas Vinicius Junior dhe Jude Bellingham për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti.

Një çmim ky i mbushur me polemika, me rrjetin që ka “shpërthyer” në protesta, pasi si fitues deri disa orë më parë shihej braziliani i Realit. Madje dhe klubi Los Blancos vendosi që të bojkotonte ceremoninë e mbajtur në Paris, me asnjë lojtar, staf ose drejtues që nuk udhëtoi drejt kryeqytetit francez.
Rodri u shpall kampion i Anglisë me Manchester Cityn, i cili gjithashtu fitoi dhe Kupën e Botës për Klube me “Qytetarët”, teksa “qershia mbi tortë” për të ishte Europiani i Gjermanisë, ku u shpall kampion me Spanjën.
Ky është Topi i parë i Artë për Rodrin pas dy nominimesh, i cili u ngjit me paterica në skenë për të marrë trofeun prestigjioz, kjo pas një dëmtimi të rëndë që do e lërë atë jashtë për pjesën tjetër të sezonit.
Gjithashtu këtë mbrëmje u ndanë dhe çmime të tjera. Aitana Bonmati fitoi për të dytin vit radhazi Topin e Artë për Femra, me futbollisten e Barcelonës që shkëlqeu sezonin e kaluar.
Carlo Ancelotti u shpall “Trajneri më i Mirë”, ndërsa trofeu “Kopa” shkoi për Lamine Yamal, si lojtari më i mirë nën 21 vjeç. Sa i përket trofeut “Yachin” për portierin e vitit, fitues u shpall Emiliano Martinez. Real Madrid fitoi çmimin “Klubi më i Mirë për Meshkuj”, ndërsa Barcelona fitoi “Klubi më i Mirë për Femra”.
CEREMONIA:
22:45 – Rodri fiton Topin e Artë 2024!
RODRI, YOU WON IT! You're our 2024 Ballon d'Or! #ballondor @ChampionsLeague pic.twitter.com/z4Xwgp8s9T
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024
22:15 – Aitana Bonmati fiton Topin e Artë për Femrat për herë të dytë radhazi.

22:10 – Carlo Ancelotti fiton çmimin “Trajneri më i Mirë për Meshkujt”.

22:05 – Emma Hayes fiton çmimin “Trajnerja më e Mirë për Femrat”.
21:45 – Emiliano Martinez fiton trofeun “Yachine”, si portieri më i mirë i vitit.

21:20 – Harry Kane dhe Kylian Mbappe fitojnë çmimin “Gerd Muller” si golashënuesit më të mirë, me 52 gola secili.
Harry Kane ???? Kylian Mbappé
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024
They're our Gerd Muller Trophy winners ⚽️????
Both finished the 23-24 season on 52 goals! #trophéeGerdMuller #ballondor pic.twitter.com/CiHMuIKQEF
21:10 – Real Madrid fiton çmimin “Klubi më i Mirë i Meshkujve”.
Real Madrid is the Men Club of The Year!
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024
Congrats @realmadrid ???????? #clubdelannée #ballondor @ChampionsLeague pic.twitter.com/v89myP4XX0
21:05 – Barcelona fiton çmimin “Klubi më i Mirë i Femrave”.
21:00 – Lamine Yamal fiton trofeun “Kopa”, si lojtari më i mirë i ri.
LAMINE YAMAL IS THE 2024 KOPA TROPHY!
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024
The 17 year old spanish wonder boy can't be stopped! ✨???????? #TrophéeKopa #ballondor pic.twitter.com/UhOGzLTYCF

