VIDEO/ Arsye tërësisht "banale", Çiljeta zbulon sherrin me Ingridin pas 14 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 17:58
Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga kanë një miqësi 20-vjeçare.
Përpara disa vitesh ato kanë pasur edhe disa bashkëpunime të suksesshme me njëra tjetrën si “Puçi puçi”, “Mike dhe Rivale”.
Po ashtu vite më parë, u tha se mikeshat ishin zënë dhe marrëdhënia e tyre ishte prishur.
Çiljeta ka zbuluar së fundmi në një InstaStory se sherri i tyre ka ndodhur për një arsye tërësisht banale: për një laps sysh. Incidenti ndodhi në vitin 2010 gjatë një qëndrimi në Amerikë.
Ajo tregoi se zënka ka kaluar prej kohësh dhe sot, përveç miqësisë së tyre, tashmë ekziston edhe një lidhje miqësore mes fëmijëve të dy këngëtareve.
