Emisioni “Glamour Zone” THYEN ÇDO REKORD! 3 milionë shikime për 48 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 10:02
Gerti Gjici, ishte i ftuari i javës së fundit në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ku ka treguar më shumë rreth ndarjes nga Saide Buzi, të cilën e njohu në emisionin e dashurisë “Përputhen”.
Ndërkohë duket se intervista e Gjicit ka pasur interes të madh tek publiku, pasi në rrjetet sociale të Ora News, videot e tij kanë shkuar në disa miliona shikime.
Ky emision ka thyer rekorde të njëpasnjëshme, ndërsa këto 48 ore arriti maksimalen me 3 milionë shikime.
