Paralajmërimi i Trump: Do të kryej operacionin më të madh të dëbimit në historinë e SHBA-ve!

Donald Trump ka paralajmëruar të zbatojë premtimin e tij për të kryer operacionin më të madh të dëbimit në historinë e Shteteve të Bashkuara nëse zgjidhet.

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhe shpalli në një tubim Madison Square të Nju Jorkut, ato që i cilësoi argumente përmbyllëse të fushatës së tij.

Shkak sipas tij është se e sheh Amerikën si një vend të pushtuar, argument që u cilësua si më ekstremi në historinë moderne presidenciale.

“Sapo të marr detyrën, pushtimi i emigrantëve në vendin tonë përfundon”, - tha Trump

Ai iu referua gjithashtu "armikut nga brenda" - një karakterizim i diskutueshëm që ai e ka përdorur më parë për të përshkruar kundërshtarët e tij politikë.

Në sy ranë edhe deklaratat e komedianit, Tony Hinchcliffe i cili foli i pari në hapjen e fushatës që e ka quajtur Porto Rikon një "ishull lundrues mbeturinash”.

“Ka shumë gjëra që po ndodhin. Nuk e di nëse ju e dini këtë, por ka fjalë për një ishull lundrues mbeturinash në mes të oqeanit tani. Mendoj se quhet Puerto Riko.”

Shumica e komentoi si një shaka të neveritshme, duke bërë qe edhe vetë republikanët të distancohen nga ajo që Tony tha.

Ndërkohë kandidatja demokrate Kamala Harris nga Filadelfia u kundërpërgjigj kështu.

“Trump dha një tjetër shembull se si përpiqet të përçajë dhe trembë njerëzit. Është vetëm një shembull tjetër i atij që e bën këtë, i atij që përpiqet të thotë se jeni ose ju ose ata.”

Ndërsa sa i përket komentit të komedianit fushata e Harris tha se gjuha në tubim ishte poshtëruese.

Më shumë se 41 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në votimin e hershëm personal ose përmes fletëvotimeve sipas një numërimi nga Laboratori Zgjedhor në Universitetin e Floridës.