Smogu toksik mbyt Indinë e Pakistanin/ Ekspertët në alarm nuk ka vullnet politik për të luftuar ndotjen

Smogu toksik në Pakistanin lindor dhe Indinë veriore po ngre një pikëpyetje të madhe për ekspertët e mjedisit. Qyteti i Pakistanit është gati 65 herë më shumë se udhëzimet e OBSh-së, duke e bërë atë qytetin më të ndotur në botë.

Kryeqyteti i Indisë dhe Pakistani lindor, u mbuluan të hënën nga një mbulesë smogu të dendur toksik.

Situata bëhet edhe më serioze për autoritetet kur ndotja vjen vetëm disa ditë para fillimit të Diwali, një festival hindu që zakonisht festohet me fishekzjarre e që do të nis të enjte, por me nisjen e tij përkeqësohet ndotja e ajrit.

Indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqytetin indian të Delhi ishte afërsisht 250 të hënën. Ndërsa në qytetin pakistanez të Lahore, afërsisht 25 kilometra nga kufiri indian, cilësia e ajrit tejkaloi shifrën “të rrezikshme” të hënën – gati 65 herë më shumë se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ajër të shëndetshëm – duke e bërë atë qytetin më të ndotur në botë.

Cilësia e ajrit në të gjithë rajonin do të përkeqësohet me afrimin e sezonit të smogut të dimrit, kur një mjegull e verdhë ogurzi mbulon qiejt për shkak të fermerëve që djegin mbetjet bujqësore, termocentralet me qymyr, trafikun dhe ditët pa erë të dimrit.

Ndotja e ajrit në Indi është gjetur të jetë aq e keqe, saqë ekspertët kanë paralajmëruar se smogu mund të marrë vite nga jeta e qindra miliona njerëzve.

Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Indisë dënoi qeveritë e shteteve Punjab dhe Haryana për dështimin për të goditur djegien e paligjshme të kashtës, praktikë me të cilën fermerët u vënë zjarrin mbetjeve të kulturave bujqësore për të pastruar fushat. Zyrtarët lokalë pohojnë se kanë reduktuar ndjeshëm praktikën vitet e fundit.

Qeveria indiane nisi gjithashtu programin e saj mbarëkombëtar për ajër të pastër në 2019, duke futur strategji në 24 shtete dhe territore të bashkimit për të reduktuar përqendrimin e grimcave, një term për ndotësit e ajrit, me 40% deri në vitin 2026. Ekspertët në të kaluarën kanë vënë në dyshim nëse India ka vullnet politik për të luftuar ndotjen.