Aksident tragjik në Meksikë, raportohet për 19 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 09:28
Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti ku një autobus me pasagjerë është përplasur me një kamion mallrash që transportonte misër në Meksikë.
Autobusi me 25 persona u përplas dhe u përmbys në një autostradë në shtetin Zacatecas të Meksikës.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rimorkio ishte shkëputur nga një traktor kur autobusi i pasagjerëve e goditi atë, duke e detyruar atë të dalë nga rruga.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se ishte duke kryer hetime për të arrestuar shoferin e traktorit-rimorkio.