Opozita italiane: Qeveria “Meloni”, pro-fashiste!

Pak ditë pasi gjykata e Romes e Pezulloi marrëveshjen per emigrantët, kryeministrja Meloni ka marrë një tjetër goditje politike. Opozita e ka akuzuar për promovim të fashizmit, pas një postimi që ministria e mbrojtjes bëri në përvjetorin e 82-të të luftës së dytë botërore.

Qeveria italiane shtë kthyer në objekt kritikash nga opozita e jo vetëm, pasi ministrja e Mbrojtjes ka thurur lavde për ushtarët italianë që luftua në El Alamein të Egjiptit në Luftën e dytë Botërore.

Përfaqësues të opozitën e dënuan postimin që ministria e mbrojtjes bëri në rrjetet sociale si përkrahje të fashizimit.

Në të shkruhej se trupat që morën pjesë në betejë sakrifikuan jetën e tyre për lirinë.

“Është e pavend të thuash se ushtarët italian kishin luftar për liri, kur në fakt 17 mijë trupa të vrarë ishin në fakt viktima të luftënxitësve dhe kolonializimit të regjimit fashist," u shpreh një prej përfaqësuesve të partisë opozitare Lëvizja Pesë Yjet.

Lufta në vitin 1942 me luftëtarët e El Alamein, u zhvillua në kohën kur Italia sundohej nga diktatori fashist Benito Mussolini. Nën drejtimin e tij Italia u bashkua me Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftoi së bashku me trupat e saj gjatë fushatës së Afrikës së Veriut.

Beteja e dytë në El Alamein konsiderohet fitorja e parë e madhe për forcat aleate në Luftën e Dytë Botërore dhe një pikë kthese kryesore në konfliktin e përgjithshëm.

Kryeministrja Giorgia Meloni që kryeson koalicionin qeverisës të krahut të djathtë, njëherrësh edhe kryetare e partisë së ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë është përballur vazhdimisht me kritika për përkrahje të fashizmit.

Kjo pasi, partia e saj është pasardhëse e drejtpërdrejtë politike i Lëvizjes Sociale Italiane , e cila u formua nga anëtarët e Partisë Fashiste të Benito Musolinit pas luftës.

Meloni ka këmbëngulur se mishërimi modern i partisë së saj është larg origjinës së vjetër, por duke theksuar se brenda partisë nuk tolerohet racizmin, antisemitizmin apo nostalgjinë për kohën e Italisë nën Musolinin.