Ish-kolonitë kërkojnë nga Britania dëmshpërblim për skllevërit, Mbreti Charles III: Të shohim nga e ardhmja

Mbreti Charles III, ka folur si lider i Commonwealth përpara samitit të 56 vendeve anëtare duke kërkuar bashkëpunim për të korrigjuar gabimet e së shkuarës. Sipas tij askush nuk mund ta ndryshojë atë, por mund të angazhohet për një të ardhme më të mirë.

“Askush nuk mund ta ndryshojë te kaluarën, por udhëheqësit mund të angazhohen për të mësuar prej tij dhe për të gjetur mënyra krijuese për të korrigjuar pabarazitë që ekzistojnë” - Ky ishte mesazhi që Mbreti Charles dha në Samitin e Samoas përpara udhëheqësve të vendeve anëtare të Commonwealth, I përbërë nga shtetet që dikur kanë qenë vende koloni të Britanisë së madhe.

Burime diplomatike kanë thënë se një numër i krerëve të qeverive të Commonwealth duan të fillojnë bisedime serioze që Mbretëria e Bashkuar të paguajë dëmshpërblime për rolin e saj në tregtinë e qyteatarëve vendas si skllevër.

Disa liderë, veçanërisht ata nga vendet e Karaibeve, përveç dëmshpërblimeve financiare, kërkojë drejtësi edhe në disa forma të tjera, duke përfshirë lehtësimin e borxhit, një falje zyrtare, programe arsimore, ndërtimin e muzeve, mbështetje ekonomike dhe ndihmë për shëndetin publik, ndërsa Mbreti kërkoi bashkëpunim.

Sinkron Së bashku, ne mund të zgjerojmë mundësitë në të gjithë këtë familje kombesh për të ndërtuar prosperitet të përbashkët dhe ekonomi vërtet elastike duke përballuar gjithashtu sfidat në rritje si dezinformimi dhe ekstremizmi, dhe duke siguruar që potenciali i patreguar i teknologjisë, duke përfshirë Inteligjencën Artificiale dhe mediat sociale, funksionon për shoqëritë tona, jo kundër tyre.

Takimi i Shefave të Qeverive të Commonwealth, mbahet çdo dy vjet dhe mbledh së bashku delegacione nga 56 shtetet anëtare për të punuar së bashku.