ORA E MUZËS/ Prezantohen krijimet në prozë e poezi nga 45 autorë
Proza e poezi nga 45 autorë u prezantuan në edicionin e radhës së orës së muzës në Lezhë. Organizatorët shprehen se përmes kësaj nisme i jepet edhe më shumë vlerë qytetit
Qyteti Lezhës edhe këtë vit bëri bashkë poetë dhe lexues të poezisë. Edicioni i 13-të i “Orës së Muzës” u shoqërua me veshje me motive tej krahinës.
Kryetar i Klubit të Letrave “Ndoc Gjetja” shprehet se krahas poezisë i është dhënë rëndësi edhe prozës, përmes një botimi me 45 krijime nga autorë të ndryshëm.
Për dy nga poetët u dha çmimi “Gjergj Fishta”.
Poet si Alketa Gashi Fazlliu, shkrimtari Primo Shllaku apo fituesi i çmimit “Gjergj Fishta” të këtij edicioni në poezi, Alfons Zeneli, thanë se poezia është një art i vështirë që përmes aktiviteteve të tilla e sjell në vëmendje, por që shndërrohen në oaze me rëndësi kulturore.
Pjesëmarrësit shprehen se ky aktivitet ka forcuar vlerat kulturore të qytetit dhe e ka bërë “Orën e Muzës” një ngjarje të rëndësishme për poetët dhe dashamirësit e letërsisë në Lezhë.


