Po transportonte 32 kuti me ilaçe kontrabandë, procedohet 55-vjeçari nga Berati

Një 55 vjeçar nga Berati me inicialet SH.A. është kapur teksa transportonte 32 kuti me ilaçe pa pulle fiskale.

Këto ilaçe dyshohet të jenë kontrabandë nga Greqia. Ndaj 55-vjeçarit ka nisur procedimi penal.

Njoftimi i Policisë: 

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. A., 55 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke transportuar me automjet, 32 kuti me medikamente mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia”