FOTO/ Momenti kur Alaudini për pak sa nuk e puthi gabimisht Jonidën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2024, 21:00
Aktorja Sara Kolami ka hyrë në shtëpinë e sezonit të ri të "BBVK3".
E njohur për format e saj joshëse, ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga momenti i saj i parë në studio.
Megjithatë, hyrja e saj në shtëpi nuk ka kaluar pa probleme. Gjatë intervistës me moderatorin Alaudin Hamiti, Sara përballet me vështirësi teknike, duke mos e dëgjuar qartë pyetjen e tij.
Për të zgjidhur këtë problem, Alaudini iu afrua mikrofonit të Jonidës, në mënyrë që Sara të mund ta dëgjonte më mirë bisedën.
Mirëpo një situatë e papritur ndodhi kur Alaudini iu afrua Jonidës, ku për pak u duk se do ta puthte.
Fatmirësisht kjo situatë e sikletshme u shmang dhe dyshja vazhduan pa probleme të tjera me prezantimin e sezonit të ri.

