Trump: Vde*kja e Sinwar e bën paqen më të lehtë në Gaza
Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar nga Izraeli do ta bëjë më të lehtë paqen në Gaza. I pyetur nëse arritja e paqes do të jetë më e lehtë apo më e vështirë pas vrasjes së Sinwarit në Gaza, Trump tha se vdekja e Sinwar e bën më të lehtë paqen.
“Unë mendoj se kjo e bën më të lehtë”, tha Trump.
Trump tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po bën një punë të mirë, por Biden po përpiqet ta frenojë atë dhe ndoshta duhet të bëjë të kundërtën. Trump tha gjithashtu se planifikon të bisedojë së shpejti me Netanyahun.
Ushtria izraelite tha të enjten se vrau Sinwar në një operacion ushtarak në Gaza. Megjithëse nuk specifikoi vendndodhjen e vdekjes së Sinwar, raportet e mediave izraelite sugjeruan se operacioni u zhvillua në qytetin jugor të Rafah. Hamasi konfirmoi vdekjen e liderit të saj në vijën e frontit, duke e quajtur atë një hero që luftoi forcat izraelite deri në frymën e tij të fundit.
