VIDEO/ Antonela Berisha futet vetë në Gjykatë, e motra shoqërohet nga policia. Nis seanca për dhu*nën barbare ndaj Klea Prengës
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj dy motrave, Antonela dhe Mariela Berisha në Gjykatën e Tiranës, e cila u shty dje për këtë të premte.
Shkak u bë mosprania në seancë e Mariela Berishës, kjo e fundit me masë sigurie arrest me burg si autorja e goditjes së Klea Prengës.
PAMJET NGA SEANCA E DJESHME
Mariela Berisha nuk është shoqëruar nga policia në ambientet e gjykatës, ndaj kjo e fundit vendosi të shtyjë për sot në orën 12:00 mbajtjen e seancës së parë.
Antonela dhe Mariela Berisha të cilat dhunuan me sende të forta blogeren Kela Prenga u vetëdorëzuan në policinë e Tiranës të mërkurën.
Të shpallura në kërkim që prej muajit gusht, ato u paraqitën në ambientet e drejtorisë së policisë së kryeqytetit.
Ndaj Mariela Berishës gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimet Arrest me Burg, ndërsa ndaj Antonelës detyrim paraqitje.
Dy motrat Berisha sulmuan në ambientet e një lokali blogeren Klea Prenga pas një konflikti që paten për motive xhelozi.
Nga goditja, Prenga mori plagë në fytyrë, të cilat sipas ekspertizës mjekësore janë të pariparueshme.
Ato u vendosën nën hetim pas denoncimit të bërë në rrjetet sociale nga ana e Prengës e cila u shfaq në ambientet e spitalit duket treguar plagët që kishte marrë si pasojë e dhunës së ushtruar nga motrat Berisha.
PAMJET E DHUNIMIT BARBAR TE KLEA PRENGES NGA DY MOTRAT BERISHA

