Araghchi: Irani kërkon zgjidhjen paqësore të çështjeve rajonale

Ne duhet të sigurojmë që çështjet rajonale të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe që siguria rajonale dhe marrëveshjet politike të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin, deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Kryediplomati iranian ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e Platformës Rajonale për Bashkëpunimin në Kaukaz, së bashku me homologët e tij nga Turqia, Rusia, Armenia dhe Azerbajxhani, respektivisht Hakan Fidan, Sergei Lavrov, Ararat Mirzoyan dhe Jeyhun Bayramov.

Shefi i diplomacisë së Teheranit mbërriti në qytetin turk pas një turneu rajonal në Jordani, Arabinë Saudite, Egjipt, Liban, Siri, Irak, Oman dhe Katar, në kuadër të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit.