FOTO/ Përmbyset autobusi në Turqi! Gjashtë të vdekur dhe 25 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 11:37
Gjashtë persona u vranë dhe 25 u plagosën kur një autobus u përmbys të premten në provincën qendrore të Turqisë Aksaray, tha guvernatori lokal.
Guvernatori Mehmet Ali Kumbuzoglu u tha gazetarëve se ishte e paqartë se çfarë e shkaktoi aksidentin në autostradën Aksaray-Ankara.
Autobusi po çonte pasagjerët nga provinca perëndimore e Balikesir në rajonin e Kapadokisë, një destinacion popullor turistik në Turqinë qendrore.
“Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital. Ka nisur hetimi për aksidentin”, tha ai.
#SONDAKİKA | Aksaray'da sürücüsünün kontrolünü kaybettiği otobüs yoldan çıkarak şarampole devrildi.
— 23 DERECE (@yirmiucderece) October 18, 2024
İlk belirlemelere göre kazada 6 kişi öldü, çok sayıda kişi yaralandı. pic.twitter.com/gsufnlqq2j
