Zelensky: Rusia po përgatitet të dërgojë 10 000 ushtarë të Koresë së Veriut për të luftuar në Ukrainë

Rusia po përgatitet të dërgojë 10 000 ushtarë të Koresë së Veriut për të luftuar në Ukrainë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke cituar burime të shërbimeve sekrete.

“Humbjet e rënda ruse dhe kundërshtimi publik ndaj rekrutimit do të thotë se Moska duhet të përdorë ushtarë të tjerë”, tha sot Zelensky në Bruksel.

“Hyrja e ushtarëve të Koresë së Veriut në luftë është me të vërtetë urgjente”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se kandidati republikan presidencial i SHBA-së, Donald Trump, ishte dakord me argumentet e tij për të mbështetur anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Sipas Zelensky, Trump i tha atij në takimin e tyre të fundit se kishte “argumente të mira” për ta lënë Ukrainën të bashkohej me aleancën e mbrojtjes perëndimore.

“Unë mendoj se Donald Trump më dëgjoi”, tha ai.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një temë e diskutueshme për aleancën, veçanërisht për Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga frika e një përshkallëzimi që do të zgjeronte luftën tek anëtarët aktualë.

Zelensky e hodhi poshtë këtë shqetësim, duke argumentuar se një ftesë për t’u anëtarësuar në NATO nuk do të përfaqësonte një përshkallëzim dhe se veprimet duhet të pasojnë fjalët – nëse vërtet dëshirohet që Ukraina të jetë pjesë e NATO-s.