Zbulohen 19 laboratorë droge dhe arrestohen 60 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 16:01
Autoritetet ukrainase kanë arrestuar më shumë se 60 persona pas më shumë se 200 operacione policore në vend, deklaroi ministria e Brendshme.
“Kështu duhet të jetë lufta kundër trafikut të paligjshëm të drogës: sistematike dhe e orientuar kryesisht ndaj atyre që furnizojnë drogën”, theksoi në një deklaratë ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko.
Sipas deklaratës kontrollet zbuluan 19 laboratorë droge me prodhim mujor prej gati një ton amfetaminash dhe fitime mujore me vlerë më shumë se 7,6 milionë dollarë.
Sipas autoriteteve shitjet e drogës organizoheshin përmes mesazheve telefonike.