30-vjeçari shqiptar në Itali gjendet i vdekur në dyshemenë e banesës, rrethanat ende mister, para se të kthehej në banesë kishte qenë në...

Një 30-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në San Tammaro, provinca e Casertas, Itali. I riu ishte parë për herë të fundit mbrëmjen e kaluar në një lokal deri rreth orës 21:30, përpara se të kthehej në shtëpi.

Trupi i tij u gjet i shtrirë në dysheme. Aktualisht, rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta dhe policia po heton për të zbuluar më shumë detaje. 

Trupi i viktimës, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të verifikuar nëse ka ndonjë element të mundshëm kriminal.