Izraeli lejon kalimin e ndihmave për civilët! 40 kamionë ndihma u nisën drejt Gazës, përmes Jordansië
Të paktën 40 kamionë me ndihma janë nisur drejt Gazës, pas thirrjes së Uashingtonit drejtuar Izraelit për të lejuar kalimin e ushqimeve dhe karburantit për rreth 30 ditë. OKB ka ngritur alarmin për 400 mijë banorë që rrezikojnë jetën për shkak të urisë, teksa sulmet vazhdojnë në të gjithë Gazën dhe Libanin jugor.
Izraeli lejoi dërgimin e ndihmave të para në Gazën Veriore, vetëm pak orë pasi SHBA e paralajmëroi me Embargo armatimesh në rast se vijonte politikën e bllokimit.
Për herë të parë në 2 javë, rreth 28 kamionë me miell dhe karburant u futën në Gaza, përmes Jordanisë. Dërgesat vijuan edhe një ditë më pas, por vetëm 12 kamionë arritën të ngarkoheshin.
Uashingtoni kishte paralajmëruar Izraelin për furnizimin e banorëve të Gazës me bazën e nevojshme jetësore, ose në të kundërt do i ndërpriste Izraelit furnizimin me ndihma ushtarake.
Por ministri izraelit i çështjeve të diasporës në qeverinë e Netanjahut, e cilësoi si një politike të gabuar presionin e Shtëpisë së Bardhë, pasi sipas tij arritja e ndihmave te civilët nuk pengohet nga ata, por nga militantët.
“Kjo politikë e administratës Biden për të ushtruar presion masiv mbi çështjen humanitare është e gabuar dhe në fund do të na detyrojë të zgjasim luftimet. Ndihma humanitare, në shumë raste, bie në duar të gabuara”, tha ai.
Ndërkohë, Izraeli vijon luftën ndaj organizatës Hamas në Gaza. Ushtria e Tel Avivit pretendon se vrau komandantin e njësisë së dronëve të Hamasit, Mahmoud al-Mabhouh, gjatë një sulmi ajror në Rripin verior të Gazës.
Ndërkohë raportimet janë se të paktën 50 persona të tjerë të lidhur me grupin u vranë në zonën Jabalias.
Sipas ministrisë së Hamasit, në të gjithë Gazën janë vrarë më shumë se 42 mije e 344 njerëz të vrarë që nga tetori.


