Aksident në Shkodër/ Makina përplas motorin, autori largohet nga vendngjarja dhe lë të moshuarin e plagosur në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2024, 19:54
Një e moshuar është plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër. 82-vjeçari mbeti i dëmtuar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Vukatanë.
I moshuari po drejton një motor kur është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.
I moshuari është transportuar në spital ku ndoedhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e drejtuesit dhe të automjetit që ka përplasur 82-vjeçarin.
