Emrat/ “Babi vr*au mamin”, si u zbulua vrasja e 24-vjeçares shqiptare nga i shoqi

Një tragjedi është regjistruar në një familje shqiptare në Itali. 

Sipas mediave vendase një 30-vjeçar shqiptar ka mbytur në sy të dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç, bashkëshorten, po nga Shqipëria.  

Ata janë identifikuar si Lulëzim dhe Eleonora Toci. 

Sipas deklaratave të para, krimi ka ndodhur pas një sherri rreth orës 5 të mëngjesit, në zonën e Kazertës. Pas ngjarjes, autori është vënë në pranga, ndërsa kanë nisur hetimet. 

Ka qenë motra e viktimës e cila ka njoftuar policinë, ndërsa raportohet se pas krimit, 30-vjeçari shkoi në shtëpinë e kunatës dhe i tha ta shoqëronte në spital. Por ajo ka komunikuar me nipin, i cili i ka thënë se “babai ka vrarë mamin”, e më pas ka njoftuar policinë.