Protestuesit demokratë lënë Kryeministrinë pas përplasjes me policinë, akoma i paqartë itenerari i protestës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 19:24
Pas përplajes me policinë protestuesit dhe deputetët demorkatë janë duke u larguar nga kryeministria. Të udhëhequr nga deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në bulevard.
Por ende është e paqartë se çfarë itinerari do të ndjekin qytetarët, pasi pritet që të shkojnë dhe para Ministrisë së Brendshme si dhe Bashkisë Tiranë.
Protesta e opozitës nuk ka fjalime si herët e tjera, por nga demokratët nuk është dhënë një skenar i qartë se çfarë do t1% ndodhë në këtë tubim.
