Autobotë me ujë dhe fikëse zjarri/ Policia gati për të "fikur" protestën e opozitës në Bulevard

Pak orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit.

Dy autobote me ujë janë pozicionuar jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa dyert e godinës janë blinduar. Gjithashtu është hequr instilacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.

Kamerat e sigurisë me rezolucion të lartë janë shtuar, ndërsa shtyllat në të cilat ato janë vendosur, janë lyer me graso në mënyrë që të mos ngjiten protestuesit dhe t’i shkatërrojnë. Ditën e sotme 1200 forca policia “kanë zbritur në terren”, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.