Aksident tragjik! Makina përfundon në liqenin e Badovcit, tre të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kosovë, ku tre persona kanë humbur jetën.

Sipas mediave raportohet se aksidenti ka ndohur në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë mjeti ka rënë në liqenin e Badovcit.

Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka bërë dhe një apelpër drejtuesit e mjeteve.

U informova se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur atë. E në të njëjtën kohë, i bashkohem thirrjes për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike që shtojnë rreziqet përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike. Duke bashkëndjerë dhimbjen e familjarëve, si dhe miqve të viktimave, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e tyre dhe shpresoj të gjejnë forcën për të përballuar këtë tragjedi tronditëse. U prehshin në paqe!”, shtoi ai.