Përvjetori i luftës në Gaza/ Krisafi: Izraeli po lufton në 7 fronte, Hamasi nuk ekziston më
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 13:27
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi në një intervistë në Ora News u shpreh se Izraeli po lufton në 7 fronte dhe se Hamasi nuk ekziston më.
Krisafi: Izraeli praktikisht duke luftuar në disa fronte, Netanjahu dje tha sse Izreli po lufton në 7 fronte dhe se Izraeli po mundohet të bëjë shumë gjëra në të njëjtën kohë.
Po mundohet të vendosi sigurinë në radhë të parë në kufinjtë jugorë dhe veriorë.
Po mundohet të eliminojë organizatat e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme që janë Hamasi, Hezbollahu, Huthi, organizata në Siri e Irak.
Synimi strategjik është që të eliminojë të gjithë rrezikun që vjen nga Irani në Lindjen e Mesme.
Pas një viti mund të themi se Hamasi si organizatë ushtarake nuk ekziston më.
