Vritet shqiptari në Spanjë, braktiset në derën e spitalit. Dyshime për lidhje në trafikun e drogës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 09:33
Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Spanjë, ndërsa autorët që kanë kryer krimin e kanë braktisur atë në derën e spitalit.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin Blanes, ndërsa raportohet se fillimisht personi ishte i plagosur me plagë në kokë, por më pas ndërroi jetë.
Mediat raportojnë se tre janë autorët e krimit, ndërsa njëri prej tyre është dorëzuar në polici.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me trafikun e drogës.
