Republika e Kongos nis programin e vaksinimit kundër virusit mpox
Ministria e Shëndetësisë në Kongo nisi një fushatë vaksinimi gjatë fundjavës.
“Ne zgjodhëm të fillojmë fushatën e vaksinimit kundër epidemisë së mpox sepse njerëzit tashmë janë të prekur nga lufta dhe mpox.
Ata janë mbështetja jonë, prandaj duhet të jenë në vijën e parë të ndihmës,” tha ministri i Shëndetësisë, Roger Kamba.
Ai tha se Kongo ka më shumë se 30,000 pacientë me mpox dhe sëmundja prek fëmijët më të vegjël se 5 vjeç shumë më keq, 70% e të cilëve raportohet se kanë vdekur.
“Kjo fushatë vaksinimi synon kryesisht punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Ne gjithashtu do të vaksinojmë punonjësit e seksit për të çrrënjosur këtë epidemi,” -tha Cris Kasita, drejtor i Departamentit të Parandalimit të Infeksionit (PEV) të Kongos.
Kongo ka 265,000 doza të një vaksine që janë dhuruar nga BE dhe SHBA.
Pret 3 milionë doza nga Japonia.
Kongo përjetoi një fluks rastesh mpox pasi numri arriti në 30,000 me 920 vdekje të lidhura që nga fillimi i vitit 2024, sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Kongos.
