Tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani paralajmëron Netanyahun: Mos luani me zjarrin!

Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare iraniane, Alireza Tangsiri, paralajmëroi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “të mos luajë me zjarrin” pasi ai kërcënoi se do të sulmonte Iranin në përgjigje të lëshimeve të raketave të 1 tetorit kundër Izraelit.

“Ne kemi zhvilluar një sërë skenarësh për t’u përballur me armiqtë,” theksoi Tangsiri. Irani ka plane për çdo situatë dhe është plotësisht i gatshëm të përballet me çdo rrethanë, shtoi ai.