Sulm terrorist në një stacion autobusësh në Izrael, disa të plagosur. Ekzekutohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2024, 14:05
Të paktën tre persona janë plagosur rëndë pas një sulmi terrorist në një stacion autobusësh në Be’er Sheva të Izraelit.
Nga raportimet e para thuhet se është ekzekutuar autori i sulmit.
Në pamjet e rënda të bëra publike, shihet i shtrirë trupi i pajetë i autorit.
Raportohet se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.
