Përdhu*nuan 72-vjeçaren/ Marshimi I heshtur në Francë, 50 burrat rrezikojnë nga 20 vite burg

Të paktën 50 burra rrezikojnë dënimin me akuzën e përdhunimit të një 72 vjeçare në francë. Ngjarja bëhet më tragjike kur ka qenë bashkëshorti I saj që e ka droguar dhe ka ftuar meshkujt në shtëpinë e tyre. Për dënimin e sulmeve seksuale në francë u organizua një marshim I heshtur

Një marshim i heshtur u zhvillua në mbështetje të Gisèle Pelicot dhe viktimave të tjera të dhunës seksuale në francë. Tubimi u zhvillua në Mazan, fshati ku 72 vjeçarja u drogue nga burri I saj dhe u sulmua nga më shumë se 80 burra. Madje mediet shkruajn se të akuzuarit për përdhunim janë nga mosha 26 deri në 68 vjeçarë

Qindra gra dhe burra dolën në solidaritet me të duke dënuar ngjarjen që  ka tronditur botën . Anëtarët e familjes Pelicot nuk morën pjesë, por thanë se vlerësonin mbështetjen e publikut.

"Unë jam këtu si një grua, nënë dhe gjyshe ... Unë jam këtu së pari për të mbështetur Gisèle-n, e cila është vërtet shumë e guximshme, dhe gra e vajza të tjera.", tha një prej pjesëmarrëseve e cila shton se shpresonte që rasti të ndërgjegjësojë dhe të mos mbyllen sytë përballë abuzimit seksual

Marshimi u realizua 24 orë pasi në gjyqin për përdhunim masiv trupa vendosi të lejojë publikimin e materialeve të dhunës për ti parë të pranishmit në sallë.

Vendimi u mor pasi avokatët e Pelicot këmbëngulën se klienti i tyre donte që ato të shfaqeshin duke hequr dorë nga anonimatti. Ndërsa Gisèle Pelicot, 72 vjeçe, e cila u drogua deri në koma, nuk kujton përdhunimet por thotë se videot janë prova e asaj që ajo pësoi.

Shumica e 50 burrave të akuzuar për përdhunimin e saj i kanë mohuar akuzat, duke thënë se mendonin se ajo po shtirej se ishte në gjumë dhe se kishin vepruar me pëlqimin e burrit të saj.

Sipas hetimeve bashkëshorti I saj bisedoi me burra të tjerë përmes internetit duke I ftuar në shtëpinë e tij

Çështja gjyqësore do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit. Të akuzuarit përballen me 20 vjet burg nëse shpallen fajtorë.