Chiara Ferragni kërkon ndarjen me konsensus nga Fedez: Do t’i mbuloj të gjitha shpenzimet

Blogerja italiane Chiara Ferragni është e vendosur që ndarja nga reperi i njohur Fedez të bëhet me konsensus.

Kjo më shumë për hatër të fëmijëve të tyre që së fundmi janë bërë edhe objekt bisede kohët e fundit.

Dyshja më e përfolur së paku dy vitet e fundit në shtypin rozë u ndanë në një formë jo të mirë.

Kjo nuk u përjetua aspak mirë nga Fedez i cili u përball me një periudhë shumë të vështirë më pas edhe nga ana shëndetësore.

Gjithësesi sipas “Ansa”, Chiara do të ishte e gatshme të bënte çdo gjë për ta mbyllur “betejën” me reperin.

Avokatët e tyre, nga sa dihet po punojnë për përgatitjen e dokumentit që do të depozitohet në gjykatë sa më shpejt të jetë e mundur.

Chiara është shprehur se është e gatshme t’i mbulojë vetë të gjitha shpenzimet e fëmijëve dhe Fedez të vijë t’i shoh ata çdo fundjavë.

Ndërkohë kujtojmë se biznesmenia është në hetim nga organet ligjzbatuese italiane, pasi u akuzua se ka shfrytëzuar fonde bamirësie për përfitime personale.