FOTO/ Klaudia Kalia nuk di të ndalet! Nga suksesi në “London Fashion Week”, modelja shqiptare pozon për prestigjiozen e modës “Elle”
Klaudia Kalia nuk di të ndalet. Nga suksesi i paraqitjes në sfilatën e përmasave botërore që u organizua në Londër, “London Fashion Week”, një tjetër sukses është arritur nga bukuroshja shqiptare.
Bëhet fjalë për përzgjedhjen e saj në mesin e modeleve nga revista italiane “Elle Italy”, duke nënkuptuar që e ardhmja e saj në mesin e yjeve të bukurive botërore duket e sigurtë.

Në numrin e fundit të revistës “Elle”, Klaudia shfaqet me një stil të veccantë që përfaqësojnë dhe prirjet më të fundit të këtij sezoni.
Kombinimet e guximshme dhe unike të veshjeve që ajo solli para publikut tërhoqën jo pak vëmendjen e ekspertëve të industrisë së modës.

Kjo përzgjedhje nga “Elle” e bën Klaudia Kalian një nga fytyrat më të reja dhe më të kërkuara në skenën ndërkombëtare të modës.

